Shkup, 10 maj – Ekzistojnë indikacione se ngjarjet në “Lagjen e trimave” të Kumanovës u bënë që të pengohet publikimi i “bombave”, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën e mbrëmshme për TV 21, transmeton Koha.mk
“Një nga dilemat e cila vendoset edhe para meje edhe para qytetarëve është se a ishte ky skenar i cili duhej dhe kishte për detyrë që ta pengojë publikimin e bombave, sepse në shkurt filloi publikimi i bombave gjegjësisht e vërteta për Maqedoninë, ndërsa në maj na ndodhën ngjarjet në Kumanovë”, tha Spasovski.
Në aksionin e armatosur para katër viteve në “Lagjen e trimave” të Kumanovës, që zgjati dy ditë, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përderisa dyzet ishin lënduar rëndë. Krahas tetë pjesëtarëve të forcave të policisë, ishin vrarë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. (koha.mk)