Ka hetim serioz në të gjitha institucionet dhe hollësisht do të kontrollohet se cili ishte qëllimi i këtij instalimi nga e kaluara, a janë dëgjuar dhe kush i ka dëgjuar bisedat në gjyqësor, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me skandalin e përgjimeve në Prokurorinë Publike.
Ai theksoi se pajisjet ishin instaluar në vitin 2013 dhe se informacionin e kishin marrë në pranverë nëpërmjet burimeve të tyre të brendshme, pas çka menjëherë i kishin informuar Prokurorin Publik dhe kryetarin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Spasovski kërkoi që udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të japë llogari për veprimet e tyre në kohën kur këto pajisje ishin instaluar.
I pyetur se pse dy vite, aq sa është në funksion, MPB-ja nuk i ka kontrolluar institucionet, Spasovki tha se PPRM dhe Gjyqësori janë pushtet i pavarur dhe ata nuk kanë mundësi që këtë ta bëjnë në mënyrë të pavarur, por menjëherë pas marrjes së njohurive për keqpërdorime të mundshme ishin informuar dhe tashmë është hapur procedurë në të cilën grumbullohen dëshmi.