Shkup, 26 shkurt – Përforcim i bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmin e dhunshëm dhe krimin e organizuar, si dhe rritja e sigurisë kufitare ka qenë epilogu i iniciativës për menaxhim të integruar me sigurinë e brendshme.
Në Shkup sot në konferencën ministrore në kuadër të Procesit të Bërdos është mbajtur takimi i tretë i Këshillit drejtues të iniciativës ku nikoqir dhe bashkorganizator me procesin e Bërdos është MPB e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski në pres konferencën pas përfundimit të takimit ka rikujtuar se me konkluzat e Këshillit të BE-së për forcimin e dimensionit të jashtëm të sigurisë së brendshme nga dhjetori 2016 është dhënë pëlqim t’u jepet prioritet aktiviteteve për zhvillimin e mekanizimit më gjithëpërfshirës në zbatimin e çështjeve të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë i cili do të jetë kompatibil me qasjen në kuadër të ciklit evropian të politikave.
“Zhvillimi i qasjes integruese dhe komplementare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është zhvilluar me një koncept për administrim të integruar me sigurinë e brendshme në Ballkanin Perëndimor. Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm ka qenë i iniciuar në shtyllën e parë të kësaj iniciative, ku më pas i janë bashkëngjitur edhe dy shtylla- lufta kundër krimit të organizuar dhe sigurisë kufitare”, ka thënë Spasovski.
“Disa ndryshime janë bërë në koordinim me grupin e mbështetjes. IICG ka për qëllim në një vend të sublimojë të gjitha aktivitetet e BE-së dhe organizatave ndërkombëtare dhe rajonale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke kontribuuar në koordinimin e përpjekjeve në këtë pjesë të Evropës dhe duke shmangur përsëritjet e panevojshme eventuale të aktiviteteve që realizohen nga organizata tjera ndërkombëtare dhe rajonale në këtë rajon”, ka thënë Spasovski.
Ministri slloven për punë të brendshme Boshtjan Poklukar ka shprehur kënaqësi që konferenca mbahet në Shkup dhe e ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit në sferën e sigurisë së brendshme përmes kësaj platforme rajonale.
“Përmes zbatimit të bashkëpunimit, me sukses përballemi me sfidat në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Poklukar dhe ka shtuar se iniciativa me efikasitet i përkrah shtetet e rajonit në përpjekjet e saja në përmbushjen e standardeve evropiane në sferën e sigurisë. (koha.mk)