Pasi mëngjesin e sotëm polici Viktor Cvetkovski, u godit për vdekje nga një shofer i dehur në Kumanove, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, shprehi ngushëllimeve deri te familjarët e 37 vjeçarit të ndjerë, shkruan gazeta KOHA.
“Në këtë moment të rënda për Ju ne e ndajmë dhimbjen për humbjen e pazëvendësuar të një jete të re. Ministria për Punë të Brendshme, kolegët humbën një shok të ndershëm dhe të cmueshëm. Ndërsa, Ju e humbut birin tuaj, bashkëshortin, prindin, vëllain dhe shokën”, shkruan mes tjerash ministri Spasovski, në telegram ngushëllimin drejtuar familjes Cvetkovski. (koha.mk)