Shkup, 29 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është pranuar në ISHP Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup për shkak të temperaturës së lartë, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB theksuan se gjendja shëndetësore e ministrit është stabile.