Ish kryeministri Nikolla Gruevski do të bart përgjegjësi për gjithçka që ka bërë në shtet, ka deklaruar mbrëmë ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë një interviste në TV21.
“Edhe arratisja dhe azili dhe gjithçka që ka filluar, ka fund dhe ai do të del para drejtësisë”, ka thënë Spasovski.
Ai ka theksuar se në shtet çdoherë ka pasur të arratisur, prandaj vitin e kaluar ka filluar aksion operativ për gjetjen e personave në arrati dhe për katër muaj janë gjetur më shumë se 400 të arratisur ndaj të cilëve janë ngritur fletarreste ndërkombëtare ose vendore.
“Asnjëherë nuk ka ikje nga drejtësia. Çfarë njeriu mund jesh nëse ikë dhe i lë ato që kanë punuar për ju të jenë nëpër gjyqe, burgje dhe të bartin përgjegjësi, ndërsa ju të mendoni të arratiseni. Gjithçka do të vjen në vend të vet. Secili do të bart përgjegjësi”, ka porositur Spasovski.