Tetovë, 4 dhjetor – Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë diçka për të cilën askush nuk ka të drejtë të bisedojë në asnjë moment, për këtë nuk mund të bisedohet. Mund të bisedojmë për të gjitha çështjet tjera që paraqesin ndonjë interes, megjithatë jo edhe për çështjet siç janë identiteti dhe gjuha jonë, porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas vizitës në Zherovjan, ku ka kryer inspektim në ndërtesën e re të rikonstruuar për sektorin policor.
Lidhur me negociatat me Bullgarinë, Spasovski tha se Qeveria bën përpjekje që në bazë parimore të arrihet kompromis në lidhje me çështjet e hapura.
“Gjithsesi se secili ka të drejtë me mundësi si të veprojë në atë pjesë. Ne mbetemi të përkushtuar në rrugën tonë evropiane, do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë këto aspirata evropiane. Si Qeveri treguam gjatë viteve të kaluara se dimë të zgjidhim çështje, të mbyllim çështje të vështira, dimë t’i hapim perspektivat për qytetarët, megjithatë kjo duhet të jetë në bazë parimore, me respektimin e ndërsjellë, pajtimin e ndërsjellë dhe këto janë parime në të cilat duhet të punojmë edhe më tej”, deklaroi Spasovski.
Me kërkesë të gazetarëve të precizojë se në cilën pjesë mund të bëhet kompromisi me Bullgarinë në negociatat, ministri Spasovski tha se gjatë tre viteve të kaluara kanë qenë të gatshëm në kompromise, të cilat janë në bazë parimore, e kompromise nuk duhet të ketë për asgjë tjetër, përveç për atë se duhet të pajtohemi dhe ta shohim perspektivën tonë në të ardhmën.
“Historinë do t’ua lëmë historianëve dhe ata le të bisedojnë për atë se çka ka ndodhur në të kaluarën. Por ne nuk guxojmë të mbetemi të robëruar në të kaluarën, por duhet të shohim në të ardhmen. Për ne si Qeveri, për mua personalisht si politikan është shumë me rëndësi se çfarë perspektive do t’u lëmë fëmijëve tanë, gjeneratave të reja. Drejt kësaj ne duhet të orientohemi”, tha Spasovski.
I pyetur nëse “jo” bullgare për fillimin e negociatave me BE-në mund të ndikojë ndaj gjendjes së sigurisë, ministri i Punëve të Brendshme u përgjigj se prishje të gjendjes së sigurisë nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë.
“Nuk ka kurrfar indikacione për shkak se institucionet e shtetit funksionojnë në mënyrë normale dhe të gjitha elementet nga sektori i sigurisë janë të orientuara drejt kësaj, ta ruajmë paqen dhe sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Spasovski. (koha.mk)