Shkup, 12 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se ende nuk kanë informata për atë se ku ndodhen Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq të cilët janë të akuzuar në rastin “Monstra”.
Ai në pyetjen e gazetarëve për atë, udhëzoi në përgjgijen e kolegut të tij kosovar, Ekrem Mustafa, të dhënë gjatë vizitës në Shkup në fund të marsit pas stërvitjes trilaterale taktike-treguese “Western Balkan’s flash”, i cili deklaroi se nuk ka informata se ku ndodhen Demiri dhe Ismailloviq dhe tha se Prishtina do të bashkëpunojë me Shkupin dhe do të veprojë në pajtim me ligjet lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre.
“Për momentin nuk kemi informata se ku ndodhen, por në pajtim me procedurat ligjore ne do të veprojmë dhe bashkëpunojmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Mustafa duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka informata për Demirin dhe Ismailloviqin dhe kur ata do të ekstradohen.
Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, janë në mesin e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës që ndodhi saktë para shtatë viteve më 12 prill të vitit 2012. Që të dytë kanë ikur në Kosovë, ndërsa autoritetet në Shkup kanë shpallur fletë arrest për ta dhe nga Kosova kërkojnë të ekstradohen në vend.