Spasovski: Ekzistojnë kërcënime ndaj deputetëve që votuan “për” ndryshimet kushtetuese

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konfirmoi se deputetët që kanë votuar “për” ndryshimet kushtetuese kërcënohen. Ai beson se MPB do t’i mbrojë të gjithë që janë në rrezik.

Të gjithë deputetët që kanë votuar për ndryshimet kushtetuese në Kuvend rruhen nga policia, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha kërcënimet janë bërë nga “ një grup i afërt me iniciativën Bojkotoj”. Bëhet fjalë për kërcënime me jetë dhe pasuri të më shumë deputetëve nga ana e këtij grupi, transmeton Portalb.mk.

“Deri sa të ketë kërcënime të tilla, deputetët do të ruhen”, tha Spasovski. Ministri konfirmoi se bëhet fjalë për “kërcënime reale dhe direkte ndaj deputetëve”.

Ai theksoi se dje është kryer bastisje në shtëpinë e një personi i cili ka kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale, ai porositi se nuk “nuk do të lejojnë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime ndaj qytetarëve”, pa marrë parasysh qëndrimet e tyre.

Në seancën e sotme për sulmin në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, në gjykatë është vërejtur prani e madhe e policisë rreth deputetëve të VMRO-DPMNE-së që i mbështetën ndryshimet kushtetuese: Luben Arnaudov, Kërste Mukoski dhe Sasho Vasillevski.

Ministri Spasovski deklaroi edhe se nuk ka shumë informata se disa deputetë u janë ofruar diçka dhe shtoi se kjo është punë e Prokurorisë Publike.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com