Gjevgjeli, 1 janar – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili sot në mëngjes e vizitoi vendkalimin kufitar “Bogoridic” afër Gjevgjelisë, vlerësoi se nata e Vitit të Ri ka kaluar qetë pa shkelje të mëdha të rendit dhe qetësisë publike dhe pret që viti i ri të jetë i suksesshëm.
“Nata e Vitit të Ri ka kaluar qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike në përmasa të mëdha, madje edhe nën pritjet tona. Personalisht pres që do të kemi vit të suksesshëm 2019 dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë duan të uroj shëndet , lumturi, mirëqenien në shoqëri, së bashku të arrijmë t’i tejkalojmë të gjitha sfidat, së bashku të marrim pjesë në ndërtimin e ardhmërisë të vendit tonë dhe t’i ndjejmë të mirat e asaj që ka punuar deri më tani”, tha Spasovski në urimin që e dërgoi për të gjithë pjesëtarët e policisë në Maqedoni.
Në pyetjet e gazetarëve a do të kandidohet për president të shtetit, Spasovski tha se për momentin mendoj vetëm për reformat në MPB, të përmirësohen kushtet për punë dhe përfundojnë proceset të cilat do të shënojnë progresin e Republikës së Maqedonisë.