Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë sot është kryer pranim-dorëzimi i detyrës ministër i Punëve të Brendshme. Ministri i ri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski funksionin në MPB e mori nga paraardhësi i tij Agim Nuhiu.
Nuhiu i tha Spasovskit se MPB ka shumë punë të cilat duhet të përmirësohen, ndërsa ministri i ri shprehi keqardhje që pikërisht kur ai ishte ministër kanë ndodhur ngjarjet e dhunshme.