Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski do të paraqesë propozim për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Lazo Velkovski për shkak të skandali me xhipin Renxh Rover në Greqi.
Në lidhje me rastin që përfshin përdorimin e automjetit zyrtar “Range Rover Discovery Sport” me targa SK-9559-AL, i cili më 2 gusht 2018, i drejtuar nga një nëpunës policor, i punësuar në Departamentin e mbrojtjes së personave të caktuar dhe objekteve ka udhëtuar në territorin e Greqisë, dhe pas një hetimi nga ana e Departamentit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale është konstatuar se automjeti është dërguar me një urdhër të nënshkruar nga Drejtori i sigurisë publike.
Në deklaratën e tij, Drejtori i Velkovski ka theksuar se angazhimi i automjetit të policisë është bërë për nevojë ekstreme, sepse një kohë të gjatë ka pasur kërcënime kundër tij dhe familjes së tij, ndërsa në të njëjtën ditë që ai ishte i angazhuar në lidhje me festimin e 2 gushtit dhe për shkak të shkeljes së rendit publik gjatë kremtimit në Meçkin Kamen, si dhe ngjarjeve që i janë paraprinë, ka vlerësuar se vajza e tij është e pasigurt për të udhëtuar vetëm. Për shkak të kësaj ai ka vendosur të angazhojë një anëtar të sigurimit të tij. Në këtë rast, procedura për një udhëtim pune nuk është zbatua plotësisht pavarësisht nga urdhri i udhëtimit, nuk është nënshkruar asnjë vendim për një udhëtim zyrtar.
Për shkak të kësaj, ministri i brendshëm Oliver Spasovski deri te Qeveria do të paraqesë një propozim për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Lazo Velkovski thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.