Shkup, 31 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se policia po ndërmerr masa lidhur me incidentin që e shkaktoi këshilltari i Ohrit dhe biznesmeni Nefi Useini, ndërsa pas kompletimit të plotë të rastit do të dorëzohet deri tek Prokuroria për veprim të mëtutjeshëm, njofton Koha.mk
“Kjo është gjendje e njeriut i cili sillet në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrë të dhunshme. Ai është ftuar në stacioni policor, janë marrë deklarata, ndërsa merren deklarata edhe nga dëshmitarë të tjerë për tërë rastit dhe të gjitha elemente që do të plotësohen për veprën penale do të dorëzohen deri tek Prokuroria publike”, deklaroi ministri Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve deri ku është rasti me incidentin e bërë nga ana e Useinit.
Spasovski apeloi që Prokuroria publike të veprojë dhe të gjithë së bashku, potencoi, ta kundërshtojmë sjelljen e dhunshme dhe të paligjshme pa dallim kush prej ku vjen.
“Nëse ndonjëherë lufta ishte në shtet për botë të lirë demokratike dhe zhvillim, tani është momenti të luftojmë të gjithë së bashku në mënyrë të ndershme, të përgjegjshme, njerëz që duan ta luftojnë krimin, haremet dhe bandat në shtet. Qëndroj në atë qëndrim dhe i ftoj të gjithë qytetarët së bashku të luftojmë sepse kjo është një betejë që nuk guxojmë ta humbasim”, deklaroi ministri Spasovski, pas vizitës së sotme në Stacionin policor Karposh dhe vetëqeverisjen lokale, pas çka së bashku me kryetarin e komunës së Karposhit, Stefan Bogoev morën pjesë në seancën e Këshillit lokal për parandalim. (koha.mk)