Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në seancën e sotme për pyetje të deputetëve informoi se përgatiten ndryshime ligjore, me të cilat do të korrigjohen pensionet e efektivëve të policisë që janë pensionuar para vitit 2010, të cilët kanë pension më të ulët disproporcional me të tjerët. Sipas tij, do të bëhet aneks i zgjidhjes për pensionim dhe në këtë mënyrë të vërtetohet niveli i pensionit.
Spasovski tha se pret që shumë shpejt ky vendim ligjor të gjendet në procedurë kuvendore dhe se deputetët do të kenë mirëkuptim që sa më shpejtë që është e mundur kjo të miratohet.
Sqaroi se pas disa bisedimeve me shoqatat e policëve , analizave të bëra në Qeveri dhe analizat juridike është qasur drejt ndryshimeve të legjislativës me çka do të mundësohet që policëve që janë pensionuar para vitit 2010, t’u bëhet, siç thuhet kjo padrejtësi.
Me vendimin ligjor për punë të brendshme nga viti 2010 është ndryshuar metodologjia për llogaritje të pensioneve të efektivëve të policisë, të cilët kanë 40 vite përvojë, merren dhjetë vitet kur policët kanë pasur të ardhura më të mira, ndërsa para vitit 2010 si bazë për llogaritje për pensionet e policëve janë marrë të ardhurat nga përvoja e përgjithshme. Kështu, siç tha Spasovski, është paraqitur diferencë serioze në vlerën e pensioneve të efektivëve të policisë. (koha.mk)