Shkup, 7 tetor – Delegacioni i Republikës të Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në përbërje të të cilit do të jetë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, sot në Gjenevë do të marrin pjesë në sesionin e 70-të të Komitetit ekzekutiv për program të Komisarit të Lartë për Refugjatë të KB-së.
Gjatë ditës së sotme, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski do të mbajë fjalim, ndërsa theksi do të vendoset në aktivitetet të cilat nga ana e vendit ndërmerren në lidhje me çështjet të cilat janë në agjendën e Komisarit të Lartë për Refugjatë të KB-së.
Është parashikuar gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Spasovski dhe Zhernovski të realizojnë takim bilateral me komisarin e lartë për refugjatë të KB-së Filipo Grandi.
Gjatë sesionit, përveç pyetjeve të rregullta nga kompetenca e Komitetit, është parashikuar edhe mbajtje e Segmentit në nivel të larë përkushtuar personave pa shtetësi, i cili do të paraqesë bazë për organizim të Forumit global për refugjatë në dhjetor të këtij viti.