Shkup, 8 tetor – Në selinë e KB-së në Gjenevë, delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe në përbërjen e të cilit është edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, sot kanë mbajtur takim bilateral me komisarin e lartë për refugjatë të KB-së (UNHCR), Filipo Grandi.
Siç kumtoi MPB-ja, në takim pozitivisht është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm i UNHCR-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim është biseduar për programet vijuese të Zyrës së UNHCR-së në vend dhe në botë, si dhe nevojën për thellimin e solidaritetit të shteteve në zgjidhjen e çështjeve lidhur me refugjatët.
“Gjatë bisedimeve janë hapur edhe tema për situatën vijuese me emigrantët, sfidat e nxitura nga shumë konflikte të cilat rezultojnë në zhvendosjet nga shkallë të mëdha dhe lëvizje të detyrueshme të popullatës dhe krizë të propaganduar humanitare e cila është në vijim”, theksohet në kumtesë.
Ministri Spasovski, theksohet në kumtesë, në takim e ka informuar komisarin Grandi për ratifikimin e Konventës së KB-së nga viti 1961 për uljen e jo shtetësisë dhe inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë drejt këtij instrumenti ndërkombëtar.
“Kjo çështje është prioritet i larë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e Planit të akcizës për implementimin e Synimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizimin e kapitullit fundamental – mos e lë askënd pas vetes, njëjtë siç është lartë në agjendën e UNHCR-së dhe të sekretarit të përgjithshëm të KB-së”, theksoi ministri Spasovski.
Zëvendësministri Zhernovski e shprehu qëndrimin se si vend seriozisht e ndjekim këtë segment e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe maksimitimin e përpjekjeve dhe resurseve në përgjigjen e situatës së refugjatëve e cila e ka përfshirë botën.
“Aftësia e shtetit që të përballet me këto çështje të rënda është ajo që e bën Republikën e Maqedonisë së Veriut partner serioz ndërkombëtar. Ndaj politikave të tilla synojmë, këto janë vlerat bazike të Evropës, por edhe të botës”, theksoi zëvendësministri Zhernovski.
Komisari i lartë për refugjatë të KB-së, Grandi e përshëndeti ratifikimin e Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nga viti 1961 për uljen e jo shtetësisë duke potencuar se ndoshta ky është një hap i vogël për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por i madh për Kombet e Bashkuara.
Komisari Grandi, theksohet, e përshëndeti guximin dhe vendosmërinë me të cilën Maqedonia e Veriut e ka zgjidhur çështjen e hapur për emrin me Republikën e Greqisë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv për rajonin dhe më gjerë.
“Në takim u konkludua se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe UNHCR-së do të vazhdojë me qëllim që të gjinden zgjidhjet më adekuate për kornizën institucionale-juridike të të gjithë personave, të cilëve duhet t’u sigurohet dokumentacion bazë personal që të përfitojnë status juridik, i cili më pas do t’ua sigurojë të gjitha të drejtat që i kanë edhe të gjithë qytetarët tjerë të vendit tonë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.