Spasovski: Deri në fund të javës do të bëhen vlerësime për gjendjen e jashtëzakonshme

41

Shtip, 26 maj – Deri në fund të javës do të bëhet vlerësim, nëse është e nevojshme të shpallet gjendje e re e tretë e jashtëzakonshme, tha sot kryeministri, Oliver Spasovski.

Siç deklaroi Spasovski gjatë vizitës në largpërçuesin e MEPSO-s në Shtip, nëse vlerësohet se ka nevojë, do të vendoset përsëri gjendje e jashtëzakonshme.

“Nëse është e nevojshme kjo, nëse kushtet janë të domosdoshme që përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të ballafaqohemi më lehtë me gjithë këtë situatë, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi vendim në lidhje me këtë”, theksoi Spasovski.

I pyetur nëse pritet partitë politike në një takim të ri liderësh do të dakordojnë datë për zgjedhjet, Spasovski tha se partitë politike duhet të bien dakord në bazë të asaj që nënkupton rregullore pozitive juridike në vend.

“Gjendja e jashtëzakonshme, ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe na mbeten edhe 22 ditë deri në zgjedhjet dhe kjo është diçka që të gjithë politikanët duhet të jenë përgjegjës dhe të arsyeshëm në këtë pjesë. Unë pres që dialogu midis partive politike të inkurajohet. Sepse sot po bisedohet dhe po flitet për interesin e shtetit dhe qytetarëve. Nëse interesi më i madh është shteti dhe qytetarët, atëherë mendoj se në minimum duhet të zvogëlohen interesat personale ose partiake dhe vendimet të merren në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thotë Spasovski.

Comments are closed.