Shkup, 26 prill – Të gjitha urdhrat për arrestime për dhunën nga 27 prilli në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë dhënë nga gjykatësi në procedurë paraprake në bazë të kërkesës paraprake të prokurorit publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa lidhur me deputetët, nuk bëhet fjalë për paraburgim por për arrestim, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.
“Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë kanë imunitet funksional, jo imunitet material. Edhe imuniteti funksional nënkupton mosmiratim të paraburgimit pa i miratuar Kuvendi vendimet për heqjen e imunitetit. Këtu nuk bëhet fjalë për paraburgim, por për arrestim, ndërsa në bazë të rregulloreve me të cilat punon MPB-ja për mënyrën në të cilën u arrestuan të gjithë nga ngjarjet e 27 prilli, thuhet se gjatë arrestimit, mbahet llogari e veçantë për të miturit, personat me aftësi të kufizuara dhe gratë shtatzëna”, tha Spasovski.
Persona të tillë, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, nuk ka pasur në ato që u arrestuan.
“Veçanërisht deputetët – nuk janë as të mitur, as të paaftë, mundeshin t’i hapin dyert me dy duar në Kuvend, as gra shtatzëna nuk ka pasur. Dhe në këtë pjesë është bërë menjëherë kontrolli i brendshëm Sektori i kontrollit të brendshëm ka vepruar pa dhënë ndonjë drejtim për punë të tillë dhe raporti është dhënë deri te Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Spasovski.
Sipas tij, Avokati i Popullit ka të drejtë të vlerësojë, i ka marrë të gjitha aktet, të gjitha dispozitat, urdhër nga gjykatësi dhe mund të vlerësojë dhe të sjellë raporte.
“Vetëm tregoj se në bazë të të gjitha dispozitave ligjore dhe normave policia ka vepruar në bazë të Ligjit, Kushtetutës dhe akteve nënligjore në bazë të të cilave ne veprojmë”, tha ministri.
Spasovski tha se për akuzat për arrestimin e deputetëve nga policia ka dhënë disa herë përgjigje, por përgjigje edhe njëherë siç tha duke iu drejtuar deputetëve nga VMRO-DPMNE, në “natën e 27 prillit kur organizuat dhe e sulmuat Kuvendin dhe e prishët rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.