Gjevgjeli, 11 qershor – Qeveria e Republikës së Çekisë gjatë krizës së emigrantëve ka dhënë ndihmë për përforcimin e kapaciteteve teknike të MPB-së dhe është një prej mbështetësve më të mëdhenj të vendit tonë në përgjithësi, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme të përbashkët me kryeministrin çek Andrej Babish në qendrën tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli.
Spasovski ka dhënë falënderim të madh deri tek Çekia për ndihmën që i është ofruar vendit gjatë krizës së emigrimit dhe theksoi se profesionalizmi i policëve çekë, së bashku në punën dhe ndarjen e përvojave paraqet mundësi të jashtëzakonshme që të forcohen kapacitetet e policisë së Maqedonisë së Veriut, përcjellë KOHA.
“Qeveria e Republikës së Çekisë me katër milionë euro ka dhënë ndihmë për forcimin e kapaciteteve teknike të MPB-së dhe në atë pjesë është një prej mbështetësve më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi”, theksoi Spasovski dhe nënvizoi se ky është treguesi më i mirë për partneritetin tonë dhe bashkësinë për përballjen me të gjitha sfidat globale siç ishte edhe kriza emigruese.
Spasovski shprehu gatishmëri për policinë e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të përballjes së suksesshme me krizën eventuale emigruese dhe në përgjithësi për sigurim të paqes dhe stabilitetit në shtetet tona, rajonin dhe në Evropë.
Me angazhimet e Spasovskit u pajtua edhe kryeministri çek Babish i cili theksoi se për të kjo është vizitë veçanërisht e vlerësuar.
“Do të doja t’i falënderohem Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së tanishme të Veriut për atë çka ka bërë në parandalimin e emigrimit të paligjshëm. Mendojmë se me praninë tonë këtu e treguam solidaritetin tonë në këtë krizë në të cilën ju mbetët vetë si Maqedonia e Veriut dhe mendoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim”, ka thënë Babish.
Gjatë vizitës në Gjevgjeli, Spasovski dhe Babish ishin në gurin kufitar 59 në kufirin jugor i cili paraqet portë të rutës ballkanike deri në mbylljen e tij, ndërsa kanë bërë rrethrrotullim edhe në kontingjentin çek të policëve të cilët me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut e sigurojnë dhe e ruajnë kufirin jugor. (koha.mk)