Shkup, 3 janar – Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski, ka theksuar se ministria që ai udhëheq e ka kryer punën e saj në hetimin për arratisjen e ish-kryeministrit të dënuar, Nikolla Gruevski, dhe se të gjitha matrialet dhe dëshmit e mbledhura i janë dorëzuar Prokurorisë Publike, informon Koha.
Ai pret që prokuroria shumë shpejt t’i ndajë me opinionin të gjitha informacionet për atë se çfarë ka zbuluar hetimi.
“Si MPB ne jemi institucion i cili është në ndihmë të Prokurorisë Publike dhe i cili i zbaton të gjitha urdhërat për të gjitha lëndët, si edhe për këtë lëndë. Janë kyçur shumë njerëz dhe janë siguruar dëshmi matriale të cilat i janë dorëzuar Prokurorisë Publike. Po anlizohet gjendja. Kjo është një lëndë komplekse, nuk është lëndë e cila shumë thjeshtë do ti zbulon gjitha shkaqet. Nuk vlerësoj se kompleksiteti është politik, por kompleks është rasti vetvetiu, duhet të zbulohen motivet dhe ato që ndihmuan në arratisjen e Gruevskit”, kështu ka thënë në intervistë për 1tv, kryepolici Oliver Spasovski, duke folur për arratisjen e Gruevskit dhe përgjgjësit e policisë për këtë rast, transmeton Koha.
Ai thekson se për këtë rast duhet të shqyrtohen të gjitha relacionet dhe më pas të gjykohet mbi bazën e të gjitha argumenteve.
“Në rast se vërtetohet se dikush ka gisht nga policia në këtë rast, do të ketë procedura diciplinore dhe se nuk do të ketë amnisti”, ka theksuar Spasovski. (Koha.mk)