Shkup, 30 maj – Për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës në rastin “Monstra”, seanca publike e paraparë për ditën e martë është prolonguar për më datë 9 qershor. Kryetari i Këshillit, Jovo Vanegllovski, që vepron në bazë të ankesës së palës për vendimin e Gjykatës së Apelit, para të pranishmëve në sallën gjyqësore tha se avokati Gjorgji Nastevski e ka njoftuar se ka dalë në pension, ndërsa sa i përket avokatit Naser Raufi, ai theksoi se nuk i është dërguar ftesë e rregullt, mirëpo para disa ditëve – i njëjtit është njoftuar gojarisht për mbajtjen e kësaj seance. Para shtyrjes së kësaj seance publike, e cila u zhvillua pas 14 muajve që kur është dorëzuar kërkesa për shqyrtimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila në korrik të vitit 2014 e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit, prokurorja e Prokurorisë Republikane, Liljana Spaskovska, kërkoi që seanca të prolongohet për një afat të pacaktuar me qëllim sigurimin e dëshmive të reja për këtë lëndë penale, të cilat i posedon Prokuroria Speciale Publike. “Në seancën e sotme publike, pasi kryetari i Këshillit, Jovo Vanegllovski, e prolongoi seancën për më 9 qershor, kërkova që të veprohet në bazë të nenit 361, paragrafi 4 nga Ligji për procedurë penale. Këto dispozita parashohin që për një lëndë të caktuar, e cila gjendet në fazën e animimit, nëse paraqiten fakte të reja, atëherë gjykatësi njoftues kërkon nga organet përkatëse shtetërore apo institucionet që i posedojnë ato fakte t’i sigurojë shkresat ose raportet me prova të reja. Nëse qëllimi final i Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme është sjellja e një vendim të drejtë dhe ligjor në të cilën do të tregohet e vërtetat për këtë ngjarje penale (që nuk nënkupton se nuk do të vërtetohet vendimi i shkallës së dytë), atëherë për të qenë të sigurt ne duhet t’i kemi të gjitha të dhënat për të cilët edhe opinioni më i gjerë është i njoftuar se ekzistojnë. Pavarësisht se me dëshmitë e reja do të ndikohet në mënyrë direkte apo indirekte në këtë rast, ne ato provat duhet t’i posedojmë. Sidoqoftë, për mua parimi i legaliteti dhe veprimit në bazë të ligjeve në çdo lëndë penale më obligojnë që ta kërkoj këtë nga Gjykata Supreme, dhe aq më tepër kjo gjykatë detyrat për një kërkesë të tillë, për shkak se ajo është maja e instancave gjyqësore në shtet, vendimet e të cilit duhet të jenë të drejta dhe ligjërisht të qëndruara, respektivisht kjo nënkupton që aktgjykimet të mbështetën në fakte për çdo lëndë penale”, tha prokurorja Spasovska. Kryesuesi i këshilli Penal, në këtë rast kryetari i Gjykatës Supreme, Vangellovski, tha se prokuroria këtë lëndë disa muaj me radhë e ka pasur në duar dhe se në këtë formë – ata kanë mundur t’i kërkojnë provat nga PSP-ja. Përkundër faktit se gjykatësi Vangellovski i pranoi vërejtjet e prokurores Spasovska, ai nuk e pranoi propozimin e saj për prolongim më të gjatë të kësaj seance publike. (koha.mk)