Shkup, 15 mars – Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë (SPASH) reagon që është ndryshuar kalendari i punës në shkollat fillore dhe të mesme, gjegjësisht sepse dita e nesërme dhe e shtuna e ardhshme janë shpallur ditë pune në arsim.
“Edhe pse vitin e kaluar, kur punuam madje pesë të shtuna, MASH deklaroi se kanë konfirmuar që punimi gjatë ditëve të shtuna është joefikase dhe se nuk do të praktikohet në të ardhmen, këtë vit vazhdohet me praktikën e njëjtë joefikase. Madje, kompetentët nuk e marrin parasysh se ditët në të cilat nxënësit u liruan nga mësimi për shkak ndotjes enorme të ajrit, ishin ditë pune për të gjithë të punësuarit në arsim”, deklaroi sot Valentina Mishkova-Kenkova, sekretare e përgjithshme e sindikatës.
Nga Sindikata thonë se gjatë sjelljes së vendimit të tillë nuk është marrë parasysh se në vijim janë një numër i madhe garave komunale dhe rajonale të cilat mbahet të shtunave dhe se me mbajtjen e mësimit të shtunave do të krijohet kaos nëpër shkolla.