Shkup, 17 gusht – Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë (SPASH) sot e përshëndeti vendimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për ta rritur pagën e të punësuarve në arsim që të jetë e ngjashme ose e njëjtë si rritja e të punësuarve në kopshtet. “E dimë se një periudhë më të gjatë kohore pagat e mësimdhënësve qëndrojnë në vend, përveç një rritje e vogël që kishte vitin e kaluar prej për qind. Në periudhën e fundit rritje të tilla pothuajse nuk kanë ekzistuar”, deklaroi nënkryetari i SPASH, Enver Ajdini para hapësirave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Shtoi se rritja e paralajmëruar e pagave prej pesë për qind e punonjësve të arsimit nuk është zgjidhje e problemeve në arsim. Ai theksoi se mësimdhënësit janë në margjinat e ekzistencës dhe motivimi i tyre në punë po zvogëlohet. Në vend që mësimdhënësi të orientohet ndaj zhvillimit të tij profesional dhe të karrierës, siç tha, ai më shumë orientohet në atë si t’i shlyejë faturat.
“Ne si mësimdhënës nuk mund t’i motivojmë gjeneratat e ardhshme që të studiojnë dhe të bëhen mësimdhënës. Për këtë fakt kohën e fundit kemi mungesë të kuadrove, veçanërisht për lëndët si matematika, kimia, fizika etj. Në shumë shkolla për shkak të mungesës së kuadrove zvogëlohen orët e punës për këto lëndë, ndërsa në disa shkolla këto lëndë edhe do të hiqen sepse nuk ka kush të ligjërojë”, ka thënë Ajdini. Informoi se SPASH është anëtar i Konfederatës së organizatave sindikale dhe së bashku me ta i planifikojnë hapat e ardhshëm. Paralajmëroi se do të bëjnë kërkesë për takime në Ministrinë dikasteriale dhe me ministrit përkatës.