Madrid, 18 qershor – Shërbimi bregdetar spanjoll kumtoi se janë shpëtuar 292 emigrantë nga Afrika veriore, të cilët po tentonin ta kalonin Detin Mesdhe dhe të arrijnë në Evropë.
Midis emigrantëve të shpëtuar të cilët ishin në pesë varka, ka pasur 17 gra dhe tre fëmijë.
Ata janë gjetur në ujërat e Detit Alborian në Rrjedhën e Gjibraltarit.
Sipas të dhënave të Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme nga fillimi i vitit kanë arritur 8.800 emigrantë në Spanjë. Kjo është pothuajse 18 për qind më pak nga viti i kaluar.