Më shumë se 300 vetë janë plagosur pasi një skelë druri u rrëzua në ujë gjatë një festivali spanjoll në qytetin e Vigo.
Platforma bregdetare ishte e mbushur me njerëz që po shihnin performancën e një reperi të hënën.
Shëtitorja prej druri u rrëzua gjatë këngës së parë të këngëtarit Rels B, i cili u tha njerëzve që të kërcenin në festivalin e kulturës O Marisquino.
Mbi 300 njerëzve iu është dhënë ndihma mjekësore pas incidentit dhe nuk kishte asnjë rë vdekur, megjithëse raportohet për 4 të humbur.
Abel Caballero, kryebashkiaku i Vigo, përjashtoi mundësinë që ata të mund të ishin bllokuar nën platformën e shembur, pasi që shpëtuesit skanuan zonën dy herë me kamera termike, raportoi El Pais.