Gjatë operacioneve kundër mafias kineze në Spanjë janë arrestuar të paktën 60 persona me kombësi kineze. Sipas agjencive spanjolle të lajmeve të cilat thirren në burimet e Gjykatës së Madridit e cila kryen hetimin thuhet se që nga orët e para të mëngjesit kundër mafias kineze ka nisur një operacion shumë i gjerë kryesisht në rajonin Fuenlabrada të Madridit, përfshirë qytetet Barcelonë dhe Sevilla. Bëhet e ditur se të paktën 60 persona me kombësi kineze janë arrestuar në operacionet e pëbashkëta të ndërmarra në 30 pika nga njësitet anti-drogë, Krimeve të Organizuara dhe Krimeve Financiare dhe Ekonomike në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë në Spanjë. Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, kontrabandë, korrupsion financiar dhe falsifikim dokumentesh nëpërmjet importeve nga Azia. Një operacion i ngjashëm në Spanjë kundër mafias kineze është ndërmarrë në vitin 2012, ku në bastisjet e kryera në 108 lokacione u arrestuan 90 persona dhe u konfiskuan më shumë se 10 milionë euro. Një numër i madh i biznesmenëve dhe politikanëve janë ulur në bankën e të akuzuarve në lidhje me operacionin në atë kohë ndërsa në aktakuzat e Prokurorisë pretendohej se mafia kineze në Spanjë bënte larje parash prej 200 deri në 300 milionë euro në vit.