Madrid, 2 qershor – Për të dytën ditë me radhë, nuk ka raste të vdekjes nga koronavirusi në Spanjë, publikoi sot Ministria e Shëndetësisë në Madrid.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nuk ka ndryshuar që nga e diela dhe është 27,127, kumtoi ministria.
Me 27,127 viktima të Kovid-19, Spanja renditet e gjashta në botë për nga numri i vdekjeve.
Numri i të infektuarve të rinj me koronavirus është rritur për 137 në krahasim me dje.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 286,718, duke e çuar Spanjën në vendin e katërt në botë sipas numrit të të infektuarve me koronavirus.