Spanja ka shënuar fitore bindëse ndaj Shqipërisë për të forcuar edhe më shumë kreun e tabelës në Grupin G. Shqipëria humbi këtë takim me rezultat prej 3 me 0. Të tria golat spanjollët i shënuan në pjesën e parë. Ishte Rodrigo ai që shënoi golin e parë në minutën e 16 pas një asistimi nga Isco, i cili në minutën e 24 e dyfishoi epërsinë pas një aksioni shumë të bukur. Golin e fundit në këtë takim e shënoi Alcantara kur po zhvillohej minuta e 27. Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar në këto kualifikime, Shqipëria mban vendin e tretë me 13 pikë. Përderisa Spanja ka 25 pikë në vendin e parë.