Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka publkuar listën përfundimtare me 23 futbollistë që do të përfaqësojnë vendin iberik në “Rusi 2018”. Konfirmohet prania e Andres Iniestës, që këtë të diel luajti ndeshjen e fundit me Barcelonën. Mbetet jashtë listës Alvaro Morata, por edhe dy lojtarët e Serisë A, Callejon i Napolit dhe Suso i Milanit. Lopetengui, përveç Moaratas, nuk i ka besuar as lojtarit tjetër të Chelsea-t, Marcos Alonso.
“Dua të kujtoj që Morata, Illaramendi, Vitolo etj, janë lojtarë që na kanë ndihmuar, por fatkeqësisht nuk do të jenë në Botëror. Pse jashtë Morata? Kemi vendosur të grumbullojmë 3 sulmues “pykë” dhe jo katër. Të gjitha vendimet janë marrë pasi janë analizuar me shumë kujdes të gjitha detajet. Kemi vendosur që ky është grupi më i mirë i mundshëm. Para pritshmërisë së një futbollisti janë pritshmëritë e një kombi,” – deklaroi në konferencës për shtyp trajneri Julen Lopetegui.
Lista e Spanjës
Portierë: De Gea, Reina, Kepa
Mbrojtës: Carvajal, Odriozola, Pique, Sergio Ramos, Nacho, Azpilicueta, Jordi Alba, Nacho Monreal.
Mesfushorë: Busquets, Saul, Koke, Thiago, Iniesta, David Silva.
Sulmues: Isco, Asensio, Lucas Vázquez, Iago Aspas, Rodrigo, Diego Costa.