Madrid, 20 tetor – Qeveria spanjolle miratoi sot propozim – masa për të mbështetur rimëkëmbjen e tregut të punës nga kriza e koronës, me vlerë prej 5.79 miliardë euro, deklaroi zëdhënës i qeverisë.
Grantet e planifikuara do të përfshihen në projekt-buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm, tha Maria Hesus Montero në një konferencë për media të mbajtur pas seancës së rregullt të qeverisë.
Zëdhënësja theksoi se projektbuxheti për vitin 2021 po dërgohet nga Qeveria në Parlament dhe pritet të miratohet gjatë javëve të ardhshme.
Spanja në gusht kishte shkallën më të madhe të papunësisë në BE prej 16,2 për qind.