Kombëtarja e Spanjës është bërë kampione e botës në basketboll duke mposhtur Argentinën. Të dy skuadrat e mëdha janë përballur në finale të Kampionatit Botëror që është zhvilluar në Pekin të Kinës. Takimi ka përfunduar me rezultat 97:75 në favor të spanjollëve.
Ricky Rubio ishte më meritori për këtë fitore, pasi shënoi 20 pikë, pati tre asistime e shtatë kërcmie. Me lojë të mirë u dallua edhe Sergio Llull që shënoi 15 pikë, ndërkohë Marc Gasol shtoi 14 të tjera. Ndërsa me nga 11 pikë kontribuan Juancho Hernangomez, Willy Hernangomez e Rudy Fernandez.
Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Franca mposhti Australinë me rezultat 67:59.