Seuta, 18 maj – Qeveria spanjolle ka sistemuar forca ushtarake në Seuta që të patrullojnë përgjatë kufirit me Marokun, pasi disa mijëra migrantë dje kanë arritur me not në këtë enklave spanjolle në kontinentin afrikan, deklaroi sot një burim anonim i Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme.
Ushtarët do të patrullojnë në kufirin së bashku me policinë spanjolle.
“Vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi”, deklaroi burimi, pa saktësuar sa ushtarë do të sistemohen, njoftojnë mediumet britanike.
Zëdhënësi i delegacionit qeveritar spanjoll në Seuta deklaroi se ushtarët do të bashkëpunojnë me policinë në rajonet e ndijshme në enklavë, para së gjithash, për mbajtjen e rendit në rrugë.
“Rreth 6.000 marokienë, duke përfshirë edhe rreth 1.500 minorenë, dje dhe sot kanë arritur me not deri në Seutë”, deklaroi ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, Fernando Grande-Marlaska.
Në të njëjtën kohë, kryeministri spanjoll. Pedro Sançez, deklaroi se Spanja me çdo çmim do ta “mbrojë integritetin e Seutas”.
Seuta, enklavë me 80.000 banorë, gjendet në veri të Marokut, përballë Gjibraltarit.