Madrid, 27 dhjetor – Një anije shpëtimi me më shumë se 300 emigrantë nesër do të arrijë në qytetin spanjoll jugor Alhesiras, lajmëruan mediat spanjolle.
Anija “Duart e shtrira” (Open Arms), e cila është në pronësi të organizatës bamirëse spanjolle “Proaktiva Open Arms”, të shtunën mori leje të mbërrijë në Spanjë, pasi Italia dhe Malta nuk i lejuan qasje anijes deri te portet e tyre.
Një anije e organizatës i ka furnizuar me sende të domosdoshme dhe barna për Krishtlindje të gjithë 311 emigrantët.
Fëmijët në anije kanë marrë kapela të vitit të ri, ndërsa organizata ka publikuar videoi ku shihet se ekipet e shpëtimit luajnë me fëmijët në ditën e Buzmit dhe u japin ngjyra.
Të shtunën, një bebe dyditëshe nëna e tij 23-vjeçare ishin shpëtuar nga anija dhe ishin dërguar në Maltë.
Emigrantët janë shpëtuar nga tre anije pranë bregut të Libisë