Madrid, 4 qershor – Spanja hoqi dorë nga mundësia që t’i hapë kufijtë tokësorë më 22 qershor, siç paraprakisht sot paralajmëroi një ministër, duke shkaktuar huti te Portugalia fqinje, e cila kërkoi sqarim.
Kufijtë me Francën dhe Portugalinë janë mbyllur për shumicën e njerëzve pasi Spanja vendosi masa restriktive kah mesi i marsit që të pengohet përhapja e virusit korona.
Një burim qeveritar tha se Madridi ende e shqyrton planin për hapjen e sërishme të kufijve tokësorë dhe se për këtë do të bisedohet me Francën dhe Portugalinë, duke e hedhur poshtë deklaratën e sotme të ministrit të Turizmit, Rejes Marot.