Madrid, 9 prill – Dhoma e Poshtme e Parlamentit spanjoll sot e miratoi kërkesën e Qeverisë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill për shkak të përhapjes së koronavirusit, transmetuan agjencitë botërore.
Seanca e Parlamentit u mbajt në sallë praktikisht të zbrazët, pasi mbi 300 deputetë votuan përmes një video-lidhje.
Regjimin restriktiv të sjelljes Qeveria e vendosi më 14 mars me afat prej 15 ditësh. Për vazhdimin e tij nevojitej miratim prej deputetëve.
Parlamenti sot për herë të parë e shtyu kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Autoritetet spanjolle këtë masë e sjellin për herë të dytë në historinë e tyre. Hera e parë ishte në vitin 2010 gjatë grevës së kontrolluesve të fluturimit.
Gjendja e jashtëzakonshme autoriteteve u mundëson ta kufizojnë lëvizjen e njerëzve në mbarë vendin, përveç në rast urgjence. Punojnë vetëm dyqanet e ushqimeve, farmacitë dhe spitalet.
Për shkeljen e masave restriktive jepen gjoba. Nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Spanjë janë shoqëruar në polici mbi 3.700 kundërvajtës.(koha.mk)