Milani nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim të sezonit, teksa ka arritur të marrë vetëm 6 pikë në po kaq ndeshje të zhvilluara. Pikërisht nga kjo mund ta pësojë trajneri Giampaolo, i cili ka afatin e fundit në ndeshjen me Genoan dhe, në rast se nuk bind as në këtë ndeshje atëherë me shumë mundësi do të shkarkohet.
Emri i fundit që po qarkullon se mund të marrë vendin e 52-vjeçarit, është ish-trajneri i Interit, Lucciano Spalletti.
Pikërisht ky i fundit i ka mohuar këto zëra që e lidhin me stolin e Milanit, teksa në një intervistë është shprehur: “Unë te Milani? Janë thjesht spekulime. Unë kam një kontratë me Interin. Lëreni Giampaolon të punojë i qetë, ai është një yll në ngritje në futbollin italian”, theksoi tekniku italian