Ylli kroat, Ivan Perishiq ka konfirmuar se ishte trajneri Luciano Spalletti që e kishte bindur që të qëndrojë tek Interi. Perishiq ishte i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, ndërsa ishte pranë kalimit në Old Trafford në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.
“Spalletti ishte ekstremisht i rëndësishëm për të më bindur të qëndroj”, është shprehur Perishiq pas fitores prej 5-0 ndaj Chievos, në të cilën realizoi “hat-trick”.
Pas kësaj fitore Interi është lider, kurse kroati ka shprehur synimin që ta mposhtin edhe Juventusin në derbin e radhës. “Nuk është e rëndësishme kush shënon, por që ekipi të fitojë. Duhet të vazhdojmë kështu pasi kemi pritur kohë të gjatë që ky moment të vjen, dhe tani duam të fitojmë kundër Juventusit”, ka thënë ai.