Zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë Shon Spejser mbrëmë deklaroi se nuk ka dëshmi se hakimi rus ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe porositi se do të ishte jopërgjegjëse të sillen konkluzione pa kontrollin në raportin përfundimtar të shërbimeve zbuluese. “Nuk ekziston asnjë dëshmi se kanë ndikuar në zgjedhjet”, theksoi Spejser. Ai për Si-En-En theksoi se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Tramp do të ketë kontroll në raportet e shërbimeve të zbulumit, kur ato do të përfundohen nga fundi i javës. Spejser, paraprakisht vlerësoi se Shtëpia e Bardhë ndoshta tepër e ka ndëshkuar Rusisë kur ka urdhëruar dëbimin e 35 diplomatëve rusë për shkak të dyshimit se janë spiunë rusë. Ai theksoi se Tramp do të ketë brifing me shërbimet amerikane të zbulimit pasi presidenti në largim i SHBA-së Barak Obama i vendosi sanksionet për Rusinë. Obama dëboi 35 diplomatë rusë në kuadër të sanksioneve të vendosura për Moskën si përgjigje ndaj gjoja përzierjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.