Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, nuk e sheh pozitive për Kosovën përfshirjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë. Spahiu në Info Magazine, ka vlerësuar se involvimi i tij në këtë rrugëtim nuk është i nevojshëm, njofton Klan Kosova.
”Disa parashenja të këtij produkti final janë të këqija”.
”Involvimi i Shqipërisë dhe i Edi Ramës është jashtëzakonisht i dëmshëm për Kosovën”.
”Nëse ne tentojmë të jemi shtet i pavarur atëherë shteti ynë vëlla s’ka përse të përzihet”.
”Duhet të jetë ndihmë, por jo të kyçet në një muhabet direkt”.
”Nëse mund të ndodhte një marrëveshje shqiptaro-serbe, nuk do të ishte në interesin e Shqipërisë”.
”Në Shqipëri janë të kënaqur që Kosova të jetë vend i pavarur, e çfarë do që shkonte përtej kësaj do ta dëmtonte raportin”.