Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadofora ndez dritën jeshile për rihapjen e stadiumeve në Apenine. Në një intervistë të dhënë sëfundmi për Radio Rai, ai ka nënvizuar se nëse përhapja e COVID-19 do të vazhdojë me ritme të ulta si aktualisht, në shtator do të rihapen stadiumet në Serie A edhe pse jo në kapacitet të plotë por me një numër më të reduktuar tifozësh.
“Nëse kjo kthesë epidemiologjike vijon, atëherë do të jemi në gjendje të shohim tifozë në stadiume në muajin shtator. Natyrisht nuk do të jemi në gjendje t’i shohim plot si më parë, por duke respektuar një sërë masash që po i studiojmë për momentin”, është shprehur Spadafora.