Sozitë ngjajnë edhe gjenetikisht

Sozitë ngjajnë edhe gjenetikisht. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer së fundmi mbi personat, që janë pothuajse identike estetikisht, pavarësisht se nuk kanë asnjë lidhje gjaku. Studimi është publikuar në revistën shkencore Cell, dhe projekti ka marrë analizat e AND dhe vullnetarët duhet të plotësonin edhe një pyetësor mbi jetën e tyre.

Të dhënat janë kontrolluar dhe konfrontuar fillimisht nga inteligjenca artificiale, që 16 nga 32 çiftet i etiketoi si identike nga pamja, ndërsa të tjerët software nuk i njihte si të ngjashëm.

Pas analizave të AND rezultoi se pikërisht ato 16 çifte që IA i identifikoi si identikë, kishin të dhënat gjenetike shumë të ngjashme gjithashtu. Por përveç kësaj, kishin edhe preferenca ngjashme, stilin e jetës, nivelin e arsimimit , madje edhe vesin e duhanpirjes. Sipas studiuesve, variantet gjenetike ndoshta ndikojnë shumë pikërisht edhe në sjelljet njerëzore.

Advertisements