Në kohën e tensioneve të mëdha midis Britanisë dhe Rusisë lidhur me helmimin e një ish-spiuni rus, vlen të kthehemi pas në kohë dhe të tregojmë historinë e qenve me dy kokë, që krijoi shkencëtari Vladimir Demikhov, i cili gjerësisht konsiderohet të jetë pionier në botën e transplantimeve.
Prova të reja të dala në dritë tregojnë se Demikhov krijoi rreth 20 kafshë me dy kokë gjatë “Luftës së Ftohtë” midis SHBA dhe Sovjektikëve, ndërsa njëri prej këtyre mostrave jetoi rreth një muaj. Frankenstein i jetës reale krijoi qentë dyfishtë, të cilët ecnin rreth e rrotull, pinin ujë dhe madje lehnin njëkohësisht. Këto fotografi të pabesueshme tregojnë krijimet e frikshme të shkencëtarit sovjetik.
Duke folur me The Sun Online, Dr. John Conte, një nga autoritetet më të njohura të botës në transplantet e zemrës, këmbëngul se puna e Demikhov ishte “e zgjuar” dhe e meritoi atë me provimin se “ky transplantim ishte i mundur”.