Shkup, 28 janar – Gjykata e Apelit sot duhet të vendosë rreth ankesës së ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për aktvendimin në rastin “Tank”u të Prokurorisë Publike Speciale për furnizimin e “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro.
Jankulloska për lëndën “Rank”-u më 8 tetor të vitit të kaluar ishte dënuar në gjashtë vjet burg. Gjykimi i Jakulloskës ishte ndarë pasi që lindi.
Gjaë furnizimit të “mercedsit” zyrtar për ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, Jankulloska e ka keqpërdorë pozitën zyrtare dhe autorizimit me çfarë ishte shkelur edhe procedura tenderiale sepse është favorizuar një operator ekonomik.
Gjykata e Apelit në lëndën për furnizimin e “mercdesit” qeveritar, me vlerë prej 600 mijë euro, e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovski në gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vite burg.
Gruevski u arratis në Budapest ku ka marrë azil, ndërsa Poposki ndodhet në burg.