Sot vendim i mundshëm për referendum

A do të shpallet sot referendumi për emrin do të dihet pas takimit të rregullt të së hënës të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupit të deputetëve. Opinioni e pret edhe vendimin e opozitës VMRO-DPMNE rreth kësaj çështje, koordionatori i së cilës nuk merr pjesë në këto takime.

Nuk ka informacione zyrtare nëse ka ndonjë marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës, sidomos për çështjen e referendumit, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare gjithçka është lënë në marrëveshje të liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski.

Në mungesë të informacioneve zyrtare pritet që deputetët nga shumica qeveritare me nënshkrimet e tyre të inicojnë marrje të vendimit për shpallje të referendumit për emrin, ashtu siç është parashikuar me Ligjin për referendum. Cila nga partitë opozitare do ta mbështesë këtë vendim mbetet që të shikohet, por duke i pasur parasysh deklaratat e deritanishme, nënshkrime për referendum do të ketë nga partitë shqiptare Besa e Bilall Kasamit dhe Aleancës për shqiptarë.

Kryeministri Zaev dhe funksionarë tjerë qeveritarë ditën e kaluara paralajmëruan se referendumi do të mund të mbahet më 30 shtator, por edhe se pa dallim nëse VMRO-DPMNE do ta mbështesë apo ajo, ai do të shpallet dhe do të mbahet.

Duke iu referuar burimeve qeveritare, dje një pjesë e mediave publikua se në vendim do të përmbahet pyetja e referendumit që paradokohe e publikoi kryeministri Zaev. A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes mbështetjes së Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

E hëna në Kuvend do të fillojë me deklaratat solemne të anëtarëve të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ), me çka edhe zyrtarisht krijohen kushte që ata t’i ndërmarrin funksionet e tyre dhe të fillojë organizimi në referendum.