Shkup, 30 nëntor – Grupi interpartiak parlamentar për integrim, reforma dhe pajtim sot duhet të mbajë takimin e dytë, ku i ftuar është edhe kryeministri Zoran Zaev për të shpjeguar pikëpamjet e tij.
Në takimin e parë i cili u mbajt para dy ditë anëtarët e Grupit interpartiak parlamentar kanë arritur marrëveshje për formimin e tre nëngrupeve punuese dhe për dinamikën e punës së këtij trupi.
Bashkëkryesuesi i trupi, nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski, në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes theksoi se vendimet e këtilla janë marrë në interes të proceseve që priten, me qëllim të promovimit të atmosferës së komunikimit dhe bashkëpunimit në kontekst të integrimeve të BE-së.
Tre nëngrupet punuese i përkasin reformave, integrimit dhe pajtimit. Këto tre nëngrupe punuese do të kenë mundësi dhe të drejtë që ta konsultojnë opinionin profesionist për çështjet që i debatojnë me çka jepet inkluzivitet i gjithë procesit.
“Të gjitha këto procese që janë të kushtëzuara në mënyrë të ndërsjellë duhet të vijnë në një frymë në atmosferë të këndshme çfarë kemi pasur në mbledhjen e sotme edhe para se gjithash me konsensus për interesat mbinacionale të RM-së, të cilat fillimisht na pajtojnë, e ajo është e ardhmja e Maqedonisë në NATO që e presim në janar përmes nënshkrimit të protokollit për anëtarësim. Ndryshime kushtetuese dhe zbatimi i detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës është detyra më e rëndësishme, e ajo është axhenda eurointegruese, e cila na nxjerr para një obligimi që të marrim datë për fillimin e bisedimeve dhe plotësimeve e kritereve për drejtësi dhe shtet juridik”, tha Tashevska-Remenski.
Emilija Aleksandarova nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, e cila gjithashtu është bashkëkryesuese e Trupit koordinues për pajtim, theksoi se pret përshpejtim të procesit të pajtimit, të reformave dhe të integrimit.
Trupi koordinues për pajtim përbëhet nga 15 anëtar të shumicës parlamentare, nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe deputetë të cilët nuk kanë grupe parlamentare.
Në këtë trup nuk marrin pjesë përfaqësues të Besës, VMRO-DPMNE-së dhe Aleanca për shqiptarët.