Pas pezullimit të kampionatit për shkak të dhunës së ushtruar një javë më parë ndaj arbitrit, Eldorian Hamiti, në ndeshjen Kamza-Laçi, Federata Shqiptare e Futbollit ka thirrur një tryezë të përbashkët me Qeverinë Shqiptare, për të diskutuar rreth sigurisë në stadiume.
Kjo tryezë do të mbahet sot në orën 11:00, ndërsa me anë të një njoftimi shpërndarë medieve, FSHF-ja ka përcaktuar edhe temën e diskutimit: “Siguri-Reformim-Modernizim”. Në fakt në thelb çështja kryesore do të jetë rikthimi i policisë në stadiume, duke ndërhyrë në ndryshimin e ligjit. Por gjasat janë që presidentët e klubeve të kërkojnë edhe ndryshime të tjera ligjore, që krijojnë më shumë mudësi për zhvillimin e sportit.
Ende nuk dihet nëse në këtë tryezë do të diskutohet Ligji për Sponosorizimet në Sport, i cili mbetet një nga hallkat më problematike të kuadrit ligjor në vend, sa i përket sportit.