Shkup, 17 maj – Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë, transfobisë dhe biofobisë sot Grupit interpartiak parlamentar për të drejtat e personave LGBTI do t’i ndahet çmimi për mbështetës të vitit, njofton Koha.mk
Nismëtar i kësaj ideje është Rrjeti kombëtar për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë. Krahas anëtarëve të Grupit interpartiak, në ngjarje janë ftuar edhe kryetari i Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe të gjithë deputetët si edhe përfaqësues të korit diplomatik dhe organizatave anëtare të Rrjetit kombëtar. (koha.mk)