Shkup, 2 mars – Në Shkup për sot është paralajmëruar një protestë tjetër për rastin e Almir Aliut, i cili e humbi jetën pasi që u shtyp me veturë nga personi Boban Iliq nga Kumanova.
Protesta është caktuar për në ora 13:00, para Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë.
Shkak i protestave është bërë vendimi që aktakuza të ndryshohet nga vrasja në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen.
Protesta mbahet me moton “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”.