Sot promovohet libri “Shkupi për Vitin e Skënderbeut (1468-2018)”
Shkup, 2 mars – ITSHKSH do bëjë promovimin e librit “Shkupi për Vitin e Skënderbeut (1468-2018)”, me materiale nga Akademia solemne mbajtur më 17 janar 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Me këtë rast do të përkujtohet edhe ngjarja e madhe historike – Kuvendi i Lezhës dhe krijimi i Besëlidhjes Shqiptare (2 mars 1444).
Aktiviteti zhvillohet më: 2 mars 2018 (e premte), prej ora 10.00, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Marrin pjesë: kryetari i Kuvendit,Talat Xhaferi dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.