Shkup, 25 janar – Ditën e enjte është caktuar seancë për “Trust”, ndërsa të premten vazhdon procesi për lëndën “Tarifa”, të cilin sipas ndarjes së re të gjykatësve do ta ketë gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova.
Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa janë akuzuar edhe dy persona fizikë dhe tre juridik, mes të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.